• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/  Veliaj: Ja si do dezinfektohen pallatet e vjetra që nuk kanë ende një administrator
Home
Sociale

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Veliaj: Ja si do dezinfektohen pallatet e vjetra që nuk kanë ende një administrator

16 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në një kohë që Bashkia e Tiranës po dezinfekton të gjithë rrugët dhe hapësirat publike, administratorët e pallateve po realizojnë dezinfektimin e ashensorëve dhe shkallëve të pallateve. Në një intervistë për TCH, Veliaj sqaroi edhe ato pak raste, kryesisht pallate të vjetra që nuk kanë zgjedhur ende një administrator.

“Shumica e pallateve kanë administratorë. Le të themi 3500, 4000-5000 pallate kanë administrator . Për të tjerët ne i kemi kërkuar qytetarëve të lajmërojnë në njësinë e tyre administrative dhe do të vij Bashkia ta bëjë. Unë vetë jam kontaktuar nga shumë qytetarë që thonë Lali Eri ke të drejtë duhet ta kishim zgjedhur administratorin, por ja nuk kemi bërë mukajetin dhe kemi vajtur ne e kemi bërë. Kështu që për pallatet pa administrator këtë mund ta bëjë Bashkia, por mjafton që të raportojnë në njësinë e tyre administrative dhe ne do të sigurohemi që shkon një skuadër tëjbënë dezinfektimin”, tha Veliaj.

I pyetur në lidhje me masat për të ndihmuar bizneset, Veliaj tregoi edhe se si do të zbatohet paketa e masave lehtësuese që po diskutohet.

“Jemi duke diskutuar me kryeministrin që të marrim disa masa. Disa masa janë të qeverisë qendrore, siç ishte fjala vjen vonesa e kredive, disa masa do jenë të qeverisë lokale. Fjala vjen, në momentin që nuk ka lokale që funksionojnë, nuk shoh asnjë arsye pse bashkia, për aq sa do zgjasi kjo karantinë, të mbledhi le të themi taksën e hapësirës publike. Jo vetëm kaq, por i kemi propozuar Drejtorisë sonë të Tatim-Taksave, pikërisht që ne të bëjmë këto kalkulime, ta shtyjmë mbledhjen e taksave nga prilli, ta shtyjë në maj. Pra të na japë edhe ne 30 ditë kohë që të marrim vendimet e duhura për të bërë disa lehtësira. Kështu që jam i bindur që lehtësira për këtë periudhë pauze, do të ketë dhe shoh që bashkia përsa i përket tasksave lokale, aty ku nuk ka funksionuar biznesi për këtë kohë, nuk shoh asnjë arsye pse duhet t’i mbledhë. Kështu që besoj që, t’ju jap një rast konkret. Nëse le të themi karantina zgjat një muaj, atëherë do të zbritet me 1/12 taska e hapësirës publike, për atë muaj që nuk është përdorur hapësira publike. Kështu që të paktën, për bizneset që operojnë në Tiranë, s’do duhet të kenë stresin e pagesës së taksave për ditët që realisht nuk ka pasur punë”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shifrat LIVE, 51 të prekur në Shqipëri, vendet dhe të infektuarit në botë
Previous article ALFRED PEZA/ Do ta gjeni paqen, kur të pranoni se jemi në luftë!

k.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT