Kryeministri Edi Rama përmes një postimi ka përgëzuar bashkinë Elbasan për veprimin n% zbatim të masave të marra ndaj Covid 19, pasi në disa pika janë vendosur pulla të verdha që udhëzojnë për ruajtjen e distancës.
Ndërsa ka publikuar fotot Rama thekson se ky do të jetë standardi i ri, që qytetarët janë të detyruar të zbatojnë. “Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet”, shton kryeministri më tej, ndërsa thekson se derisa bota të kthehet në normalitet duhet të jetojmë me rregullat e reja.
“Përgëzime bashkisë Elbasan! Ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre.
Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinur dot askush”, shkruan Rama.





