• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT LEHTËSUESE/ Të hënën vihet kufiri, masat lehtësuese për “zonat e gjelbra” të Covid-19
Home
Sociale

MASAT LEHTËSUESE/ Të hënën vihet kufiri, masat lehtësuese për “zonat e gjelbra” të Covid-19

26 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga dita e hënë dhe në vazhdim në zonat e quajtura të gjelbra siç janë Librazhd, Përrenjas, Pogradec do të ketë një sërë masash lehtësuese për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Por ku konsistojnë këto lehtësira dhe si do të lëvizin:

Deri në orën 08:30 do të lëvizë Mosha e tretë pa autorizim

Pas orës 09:30 – 17:30 do të lëvizin qytetarët e tjerë pa autorizim

Pas orës 09:30 – 17:30 do të lëvizin drejtuesit e mjeteve pa autorizim.

Jo lokaleve – Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ishte sot për të inspektuar pikat e kontrollit që do të ngrihen për të mbrojtur këto zona të gjelbërta  nënvizoi se këto lehtësira nuk do të thotë hapje të lokaleve

“Kjo do të thotë se këta do të kenë një përparësi përsa u përket kohës dhe vendeve ku do të dalin, por nuk do të thotë që të shkelin të gjitha detyrimet përsa i përket distancimit social dhe pjesës së lokaleve dhe ambienteve të tjera, të cilat nuk janë të lejuara.”

Qyteti i Pogradecit është qytet i cili është përfshirë në zonën e gjelbër, ku të gjithë qytetarët në vazhdim, duke filluar nga dita e hënë, prej orës 05:00 të mëngjesit do të kenë një lirshmëri më të madhe përsa i përket lëvizjeve dhe gjithçkaje e përfshirë dhe e parashikuar në bazë të masave të marra për situatën e krijuar nga COVID-i.

Jo më shumë se dy qytetarë- në këto zona të gjelbërta do të respektohet distancimi social.

“Jo më shumë se dy qytetarë së bashku dhe duke mos frekuentuar parqet, duke mos frekuentuar ambientet apo vendet publike dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dhe ruajtur këtë zonë, pra Pogradecin, Përrenjasin, Librazhdin dhe gjithë zonën tjetër të paprekur nga koronavirusi”, nënvizoi Veliu.

Një pikë kontrolli do të vendoset në Elbasan që do të ndalojë çdo qytetar të zonës së gjelbër për të ardhur në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas dhe ndalimin e çdo qytetari dhe mjeti nga Elbasani në drejtim të Librazhdit.

Gjatë inspektimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Elbasan Arjan Muça dhe drejtori vendor i Policisë Korçë, Lorenc Panganika.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KAMËZ/ 3-vjeçari dhunohet nga partneri i së ëmës, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
Previous article KORONAVIRUSI/ Alarmi i mjekëve: Kjo mund të jetë simptoma tjetër e COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak Aktualitet

VUANTE DËNIMIN ME BURG NË FIER/ Ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në '97, shkak dyshohet një problem kardiak

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË ELBASAN/ Përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (PAMJET)

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut Aktualitet

“NUK E DI KUSH E VRAU”/ Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT