• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Qytetarët me leje jo më larg se 500 m nga banesa, jo lëvizje të automjeteve të pamotivuar
Home
Sociale

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Qytetarët me leje jo më larg se 500 m nga banesa, jo lëvizje të automjeteve të pamotivuar

14 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Pas zgjatjes së kufizimit të lëvizjes që filloi ditën e sotme reagon edhe Policia e shtetit.

Policia e Shtetit përmes një deklarate u tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të kategorive të lejuara dhe të autorizuara dhe sqaron që kjo fashë orare nuk nënkupton “qarkullimin e pakufizuar” të mjeteve të mësipërme.

Policia sqaron se është e lejuar vajtja dhe kthimi në qendrat e punës, i punonjësve të bizneseve, në fashën e parë orare 05:00-8:00 dhe kthimi në banesa në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

Lëvizjet e tjera të pamotivura në qendrat urbane te automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit, pavarësisht autorizimeve të përftuara, të cilat në raste të përsëritura të abuzimit do të pezullohen.

Gjithashtu, të gjithë qytetaret të cilët janë pajisur me autorizim individual nga aplikacioni e-Albania nuk duhet të largohen më shumë se 500 m nga banesa, pasi në rast konstatimi të shkeljes së këtij rregulli, do të ndëshkohen me masë adiminstrative njësoj si ata që lëvizin pa leje.

Nisur edhe nga denoncimet e qytetarëve në adresat zyrtare të saj, për persona të caktuar që shkelin orarin e karantinës, për grup banorësh në lagje periferike të qyteteve apo për lokale që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, Policia e Shtetit ka marrë masa duke nxjerrë në patrullim punonjës policie të Policisë Kriminale dhe së fundmi dronë inteligjentë në të gjithë territorin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet çdo masë kufizuese, duke kontribuuar të gjithë së bashku për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rama përshëndetje ndryshe për shqiptarët, publikon këngën labe (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbi 119 mijë të vdekur në botë nga COVID-19, mbi 1.9 milion të infektuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT