• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Nga e hëna gjoba për këmbësorët, shoferët dhe dyqanet
Home
Sociale

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Nga e hëna gjoba për këmbësorët, shoferët dhe dyqanet

29 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Policia vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”.

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 89 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

5 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin. Duke filluar nga dita e hënë, nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KUSHTET E KARANTINËS/ Salsano Rrapi dhe bashkëshortja sjellin teatrin e kukullave në shtëpi për vajzat e tyre (VIDEO)
Previous article “ALO, EDI RAMA JAM”/ Romeo dhe Donald Veshaj vënë në lojë mikun e tyre dhe VIDEO nuk duhet humbur

k.autor

Postime të ngjashme

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

MOTI I KEQ "GODET" QARKUN E KUKËSIT/ Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore Aktualitet

MOTI I KEQ "GODET" QARKUN E KUKËSIT/ Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT