• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUFIZUESE/ Alimehmeti: Mbyllja e gjimnazeve do ketë një efekt më madh, sepse…
Home
Sociale

MASAT KUFIZUESE/ Alimehmeti: Mbyllja e gjimnazeve do ketë një efekt më madh, sepse…

11 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Nga sot në të gjithë vendin do të fillojnë të aplikohen masat e reja anti-Covid. Nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania).

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ndërkohë që gjatë kësaj fashe orari të ndalojnë aktivitetin edhe baret, restorantet, klubet me përjashtim të shërbimit delivery.

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

Ndërkaq sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit. Por a do të ndikojnë këto masa në uljen e kurbës dhe në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend?

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti theksoi se kufizimi i orarit nuk do të japë ndonjë ndikim në përmirësimin e situatës, duke shtuar se duhet të ishin marrë masa më të forta.

Sipas Alimehmetit, duhet të ishin mbyllur kafenetë për së paku 2 javë dhe qeveria të mbështeste bizneset financiarisht.

“Këto janë dy masa. Për sa i përket orarit, ai qartësisht nuk është se ka ndonjë efekt të madh. Të reduktosh orarin e darkës në mes të dimrit, përgjithësisht në Shqipëri nuk bën ndonjë lojë të madhe, kur ne tashmë e kishim orën 10.

Ne e kishim orën 10 dhe nuk ka asnjë ndryshim. Kjo u pa edhe gjatë festave, kur kishim në fuqi orën 8, të gjitha ftesat për darkat u kthyen për dreka. Jemi këta që jemi.

Ndërkohë që efekt më të madh mund të kenë, e kemi parë që në disa prej Bashkive kryesore janë mbyllur gjimnazet. Kjo ndoshta mund të ketë një efekt më madh, sepse gjimnazet kanë të bëjnë me një grupmoshë me më shumë kontakte.

Nga natyra e karakterizuar nga një farë refuzimi, kjo mund të ketë një efekt më të madh. Ora është thjesht një masë shumë e lehtë dhe efekti nuk do të ndihet”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TA MASAKROJ FARE"/ Pas moderimit Ana merr rolin e opinionistes, komenton takimin e Jasminës dhe Andit: Ti për mua nuk vlen...
Previous article USHTRONTE AKTIVITETIN E PALIGJSHËM TË LOJRAVE TË FATIT/ Arrestohet 28-vjeçari në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin Aktualitet

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT