• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT E REJA PËR COVID-19/ Nga nesër ndalohet lëvizja nga ora 22:00-06:00. Në këtë orar ‘kyçen’ restorantet dhe lokalet
Home
Sociale

MASAT E REJA PËR COVID-19/ Nga nesër ndalohet lëvizja nga ora 22:00-06:00. Në këtë orar ‘kyçen’ restorantet dhe lokalet

10 November, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rritja e shifrave të koronavirusit ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë që të ndërmarrin masa të reja kufizuese në Shqipëri. Duke filluar nga e dita e nesërme (11 nëntor), do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 – 06:00.

I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për restorantet dhe baret të çilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli deklaroi se do të lejohet lëvizja vetëm për arsye pune ndërkohë që do të lejohet vetëm shërbimi ‘delivery’ për restorantet.

Masat do të zgjasin për 3 javë ku më pas do të vëzhgohet efektiviteti i tyre në mënyrë që të vendoset mbi vijimin e kësaj situate. Ndërkohë ajo tha se do të bisedohet për administratën publike në mënyrë që të shihet mundësia për të zhvilluar punën nga shtëpia vetëm aty ku është e mundur.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-ëorking për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve” – tha Mira Rakaçolli.

Ndërkohë deri më tani shkollat nuk përbëjnë rrezik për rritjen e shifrave të koronavirusit në vend. Rakaçolli tha se nga vëzhgimi epidemiologjik në shkollat e vendit tonë, nuk është e nevojshme një kufizim apo mbyllje e tyre por situata do të vijojë të monitorohet.

“Maskat kanë dhënë rezultat pasi në të kundërt shifrat do të ishin detyrimisht më të larta. Gjatë hetimit epidemiologjik, më të shumtat e rasteve nuk i kanë përdorur maskat në shumë rtaste. Unë shpjegova që çdo masë që merret, merret për shkak të shifrave. Ne nuk na rezulton që në shkolla të kenë një shpërndarje më të madhe të koronavirusit. Ne po vazhdojmë monitorimin dhe gjithmonë masat do të jenë në dinamikë me rritjen e të infektuarve. Shkollat nuk kanë influençuar në rëndimin e situatës” – tha Rakaçolli.

Së fundmi, Drejtori i Urgjençës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se çdo javë do të ketë një komunikim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë për mediat mbi situatën me masat kufizuese si dhe për situatën epidemiologjike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT MBAHET SAMITI I SOFIES/ Mblidhen të gjithë liderët e Europës. Marrin pjesë edhe Rama me Hotin
Previous article COVID-19/ Kosova përballë shifrave në rritje, 7,798 raste aktive me koronavirus

Delo.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT