• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT E REJA NË GREQI/ Qeveria mbyll sërish dyqanet dhe shtyn hapjen e shkollave
Home
Nderkombetare

MASAT E REJA NË GREQI/ Qeveria mbyll sërish dyqanet dhe shtyn hapjen e shkollave

29 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Greqia do të mbyllë dyqanet të shtunën, më pak se dy javë pasi ka lejuar rihapjen e tyre, dhe ka shtyrë pa afat planet për rihapje të shkollave të mesme, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

“Përhapja horizontale e infektimeve në zonat më të populluara në këtë shtet përbën shqetësim”, ka thënë Vana Papaevangelou, anëtare e komitetit të ekspertëve që këshillojnë qeverinë, në një konferencë për media të premten.

“Ne nuk duam të përballemi me rritje të madhe të infektimeve dhe me ndikimin që do ta kishte kjo gjë në sistemin tonë publik shëndetësor”.

Ajo ka thënë se vëmendja e epidemiologëve është bartur nga veriu i Greqisë në qendrës të Athinës, “ku ka rritje të qartë të rasteve të infektimit në shumicën e lagjeve”.

Më 18 janar të këtij viti, Greqia pati marrë vendim për lehtësim të masave të izolimit të dytë.

Dyqanet, parukeritë, shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve janë rihapur, derisa autoritetet patën thënë se shkollat e mesme do të hapen më 1 shkurt.

Mirëpo sipas kufizimeve të reja, të bëra të ditura të premten, dyqanet në zonat me infektim të lartë do të mbyllen sërish, ndonëse konsumatorët do të mund të marrin porositë e bëra online apo përmes telefonit.

Shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin nga shtëpitë.

Kufizimet e reja është thënë se do të zbatohen të paktën deri më 8 shkurt.

Më 29 janar, autoritetet greke kanë raportuar për 941 raste të reja me koronavirus dhe 22 viktima.

Zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile, Nikos Hardalias, ka thënë se situata “është e brishtë” dhe nuk duhet të ketë vetëkënaqësi. /rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA DHE REBESHE SHIU/ Mësoni parashikimin e motit për sot
Previous article "TIRANA, PROMOTORE E..."/ Veliaj: Piramida me 3 hapësira inovative, 29 shkollat e reja me laborator IT

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT