Berastasit nuk i janë bindur urdhrit të dhënë për ndalimin e lëvizjes së këmbësorëve pas orës 18:00.
Të painformuar në kohë për urdhrin e dhënë për të mos qarkulluar në rrugë pas orës 18:00, qytetarët beratas kanë qënë në qarkullim edhe pas orës 18:00.
Në këmbë, me makina apo me biçkleta, qytetarët beratas kanë qarkulluar në rrugët kryesore të qyetit.
Ata janë ndaluar nga policia që ka patrrulluar në çdo aks të qytetit dhe pasi kanë pohuar se nuk e dinin këtë urdhër të ri janë njoftuar për ndalimit të qarkullimit të këmbësorëve në rrugë pas orës 18:00 dhe janë larguar.







