• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASAT ANTI-COVID POTHUAJSE S’EKZISTOJNË”/ Ulqinaku: Pa vaksinë dhe pa distancim, pandemia do zgjasë
Home
Sociale

“MASAT ANTI-COVID POTHUAJSE S’EKZISTOJNË”/ Ulqinaku: Pa vaksinë dhe pa distancim, pandemia do zgjasë

16 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nëse do të vijohet me mos respektimin e masave anti-COVID dhe refuzimin e vaksinës, atëherë COVID-19 do të largohet nga Shqipëria shumë më vonë se në shtetet e tjera. Ky mesazh ka qenë i qartë nga nën drejtori i ISHP-së dhe epidemiologu, Dritan Ulqinaku.

“Fundi i pandemisë gërshetohet me 3 variabla, variabli i parë në natyrë, stina e pranverës dhe i verës që pritet të vijë, mutacionet që mund të kryejë vetë natyra të Omicron apo COVID dhe 2 element të tjerë që kemi në ne në dorë, distancimi dhe zbatimi i rregullave të COVID dhe vaksinimi, me këto 2 të fundit, nuk jemi mirë, dhe janë këto element që do e bëjnë në Shqipëri do të zgjatet shumë më mirë COVID. Të mos kthejmë sytë nga qielli, i ftoj qytetarët që të përqafojnë nismën e vaksinimit dhe të distancimit social. Ne kemi 7-8 raste që humbin jetën nga COVID”, tha Ulqinaku.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Ulqinaku tha se Shqipëria ka mundësinë për t’u krahasuar me shtetet e tjera europiane sa i përket vaksinimit, por qytetarët po hezitojnë! Arsyet janë të shumta, të cilat Ulqinaku i ka renditur në studion e Report Tv.

“Kemi mundësinë që të krahasohemi me Italinë, Gjermaninë, apo Zvicrën. Besueshmëria te specialistët ka rënë, nuk kemi arritur të bëjmë një punë bindëse të qytetarët tonë, sa u ndihmuan, sa u penguam, sa u dezinformuan, nga mediat, nga pseudospecialistët, një fjalë e thënë pa vend është e vështirë që të çmontohet”, tha Ulqinaku.

Epidemiologu ka artikuluar atë që tashmë është fakt që askush nuk po i zbaton masat anti-COVID, prandaj e ka të vështirë që t’i përgjigjet nëse do të ketë një lehtësim të tyre apo jo. Aktualisht është në fuqi ora policore dhe mbajtja e maskës në ambientet, për të cilat Ulqinaku tha se nuk po zbatohen.

“Kë quani masë anti COVID? Nëse është ora policore, kur ka kohë që nuk njoftohet për njerëz të penalizuar. Është një masë sensibilizuese për të thënë që ka ende COVID nëpër këmbë, askush nuk mund të thotë që e kaluam rrezikun, kemi 50% e popullatës pa mbrojtur dhe kjo ndikon shumë në jetën e njerëzve, masat që pothuajse nuk ekzistojnë”, përfundoi ai në Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH TENSION MES DONALDIT DHE EINXHEL/ Këtë radhë për Pavarësinë e Kosovës, moderatorja këmbëngul se është më 16 shkurt
Previous article KËRKON TË HARROJË HUMBJEN E TURPSHME NGA BOCHUM/ Muller: Champions-i, specialiteti ynë

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT