Një 24-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në piacën Abbazia, në provincën Coratos në Bari mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht).

Viktima, 24 vjeçari shqiptar Viktorian Pikaku (Viktor Piçaku)
I riu identifikuar si Viktor, është një djalë shqiptar që prej kohësh jetonte në këtë provincë.
Vrasja ndodhi në një moment kur sheshi ka qenë i mbipopulluar me fëmijë, familjarë dhe të rinj.
Kamerat filmuan momentin
Ka qenë ora 21:30 sheshi ishte i mbipopulluar.
Dy persona me motor Vespa, ngjyrë të zeza, mbërritën në shesh dhe brenda pak sekondash qëlluan 4 plumba drejt Viktorit. Siç tregojnë kamerat, vrasja nuk ka qenë e rastësishme, por 23-vjeçari ka qenë objektivi i qartë i tyre. Plumbat e kanë kapur në mushkëri dhe kokë.
Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 23-vjeçari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda duke humbur jetën aty mes njerëzve që ndodheshin rastësisht në shesh dhe mikut të tij që ulërinte nga dëshpërimi.
SKENARI I ATENTATIT
Ata e kanë ndjekur të riun shqiptar dhe e kanë qëlluar nga mbrapa. 24-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë e kraharor, duke humbur jetën në vend. Edhe pse është ndërhyrë shpejt nga ana e mjekëve dhe policisë, sërish shqiptari nuk ka shpëtuar dot. Ngjarja ka sjellë panik tek njerëzit të cilët kishin populluar sheshin në atë orë të mbrëmjes.
HETIMET DHE PISTAT
Hetimet po kryhen nga karabinierët e Tranit. Hipoteza e parë është vrasja për motive pasionante, mendohet se Viktori ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit. Dy autorët e krimit dyshohet se janë persona me ngjyrë, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet ende.
PAMJET NGA VENDNGJARJA


