Ndalohet njëri nga autorët e ngjarjes në fshatin Armath ndërsa po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz kanë ndaluar shtetasin Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Armath ku mbeti e dëmtuar shtetësia Qefseri Koleci, e cila u dhuan barbarisht nga kuinati dhe dy djemtë e tij.
Përfundon në spital e moshuara në Durrës, rrihet nga kunati dhe dy djemtë e tij
Një konflikt pronash për pak sa nuk përfunduar me viktime, pasi një grua 55 vjeçe është paraqitur në Spitali ne Durrësit, me plagë të rënda.
Pas një mjekimi është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, autorë të kësaj ngjarje ka qenë kunati i shtetases Q.K. dhe dy djemtë e tij.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal.


