Gjykata e Milanos ka konfirmuar “arrestin me burg” për shqiptarin Alfred Kipe, autori i vrasjes së shqiptares Luljeta Heshta 47 vjeç.
Akuza ndaj tij është “vrasje e qëllimshme”. Alfred Kipe bashkëjetues prej 20 vitesh me viktimën, e ka goditur 5 herë me thikë, plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse për Luljeta Heshtën.
Alfred Kipe është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes e ka mohuar akuzën, por dëshmitarët në vendngjarje, imazhet e marra nga videokamerat e sigurisë në rrugë si dhe gjeokalizimi i telefonit të tij konfirmojnë se ai ndodhej në vendngjarje në momentin e ekzekutimit të krimit.
Alfred Kipe ndodhet në burgun San Vittorio të Milanos në pritje të procesit gjyqësor. Sipas mediave italiane, 47 vjeçarja e vrarë punonte si prostitutë.
Alfred Kipe ndodhet në burgun San Vittorio të Milanos në pritje të procesit gjyqësor. Sipas mediave italiane, 47 vjeçarja e vrarë punonte si prostitutë.


