Policia shpall në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka masakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Bëhet fjalë për Mariglen Hoxhallari, me detyrë punonjës në Gardën e Republikës. Ai po kërkohet pasi është vendosur nën hetim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.


