Edmond dhe Erald Preçi nga qyteti i Lezhës janë masakruar me thika mbrëmjen e të shtunës në Londër.
35-vjeçari Edmond Preçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa vëllai i tij Eraldi ndodhet në gjendje kritike për jetën
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në Greens Lane, pranë stacionit Turnpike Lane, në veri të Londrës.
Viktima u gjet i plagosur në gjendje kritike për jetën në sheshin ku dhe ndërroi jetë.
Autoritetet po presin ekspertizën mjeko ligjore të trupit, ndërsa kanë nisur hetimet për nisjen e konfliktit.
Pista kryesore është ajo e përplasjes midis dy grupeve rivale në rrugët e Londrës.
Detektivët anglezë janë shprehur se vendi ku ndodhi ngjarja është tejet i populluar, ndaj po punojnë për indicie që mund të çojnë në arrestimin e autorit.
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.



