Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në piacën Abbazia, në provincën Coratos në Bari mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht).
I riu është identifikuar si Viktor, një djalë shqiptar që prej kohësh jetonte në këtë provincë.
Vrasja ndodhi në një moment kur sheshi ka qenë i mbipopulluar me fëmijë, familjarë dhe të rinj.
Kamerat filmuan momentin
Ka qenë ora 21:30. Dy persona me motor kanë qëlluar nga mbrapa të riun. Sipas ANSA-s, ata janë larguar menjëherë. Autorët nuk janë identifikuar ende.
Ambulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 23-vjeçari nuk ka mbijetuar nga plagët e rënda në kokë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për vrasjen.
Plumbat qëlluan 23-vjeçarin në kokë dhe mushkëri.
Mediat italiane kanë postuar foto të viktimës të cilin e identifikojnë me emrin Viktor.
FOTOGRAFITË E VIKTIMËS
SKENARI I ATENTATIT
Ata e kanë ndjekur të riun shqiptar dhe e kanë qëlluar nga mbrapa. 24-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë e kraharor, duke humbur jetën në vend. Edhe pse është ndërhyrë shpejt nga ana e mjekëve dhe policisë, sërish shqiptari nuk ka shpëtuar dot. Ngjarja ka sjellë panik tek njerëzit të cilët kishin populluar sheshin në atë orë të mbrëmjes.
PAMJET NGA VENDNGJARJA




