• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRIMI I ROJËS NË FIER/ Zbardhet dinamika: Autori e goditi me thikë dhe e tërhoqi zvarrë te koshi i plehrave
Home
Breaking News

MASAKRIMI I ROJËS NË FIER/ Zbardhet dinamika: Autori e goditi me thikë dhe e tërhoqi zvarrë te koshi i plehrave

12 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 67 vjecari Petraq Gjika, ende nuk ka një autor ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale. Burime të sigurta kanë pohuar se ende nuk është gjetur thika me të cilën autori ka kryer krimin edhe pse është krehur një territor i gjerë.

Ndërkohë detajet që dalin në dritë janë edhe më të rënda. Mësohet së viktima ka qenë ne kabinën ku qëndronte për të bërë roje, ndërsa ka dalë prej aty pasi ka parë levizje. Autori e ka goditur me thikë në zonën e barkut, e në tentativë për tu mbrojtur 67 vjecari ka ngritur duart, aty ku janë vënë re edhe të tjera shenja të prerjes me thikë.

Pasi është siguruar që 67 ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr atë deri në afërsi të koshit të mbeturinave, duke mbuluar me plasmas vendin ku kishte kryer vrasjen e ku ndodhej edhe pellgu me gjak. Dyshimet janë që autori është larguar bashkë më thikën që ka kryer krimin, një mjet prerës më i madh se thika e bukës, është larë në një çezmë pranë rrugës dhe është larguar. Dyshimet janë që autori ka fshëhur jo vetëm thikën por edhe rrobat që kishte veshur, pasi mendohet që kanë qenë me shenja gjaku.

Nga ana e policisë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje të njohur të 67 vjecarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës. Në ditët përpara ngjarjes 67 vjecari qëndronte me roje të serave të tjera si dhe cobanë të cilët ruajnë bagëtitë në zonën e Mbrostar Urës.

Më shumë se 15 ka qenë numri i të marrëve në pyetje të cilët pasi kanë dhënë deponimët përkatëse janë lënë të lirë. Nga ana tjetër, sekuestrimi i kamerave të sigurisë të serës dhe subjekteve të tjera, pritet të zbulojnë lëvizjet gjatë orëve të natës dhe në të gdhirë, kur u gjet edhe trupi i pajetë. Ky i fundit u zbulua nga roja i një tjetër sere, i cili ka njoftuar edhe policinë e Fieri se ka parë të vdekur 67 vjecarin Gjika.

67 vjecari Petraq Gjika përcillet për në banesën e fundit këtë të shtunë, ndërsa të afërmit nuk kanë pranuar të flasin rreth ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETEJA E ASHPËR PËR DONBASIN/ Ukraina kërkon më shumë armë nga Perëndimi
Previous article SHPËRTHIMI ME TRITOL NË LOKALIN E NOIZYT/ Boksieri shqiptar ‘zbulon’ autorin e ngjarjes: Nuk do t’ju shkojë në mendje se kush…

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT