Jane siguruar fotot e 4 viktimave të masakrës së Velipojës, ku mes tyre edhe një 20-vjeçar i pafajshëm, i cili kishte ditën e parë të punës së tij.

Ne foto, Edmond Gocaj
Biznesmenët që u vranë me armë zjarri janë Kujtim Ferracaku, 59-vjeç, babai i Arjan Ferracakut të ekzekutuar në Shkodër tre vite më parë, vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj.

Ne foto, Xhovani Gocaj
Ndërsa plumbat prekën edhe kamarierin Musaen Zeneli, 20 vjeç, i cili kishte ditën e parë të punës, por edhe të fundit të jetës së tij.
SI NISI SHERRI
Një sherr që nisi për vendosjen e shezlongëve në hapësirën para hoteleve përfundoi në një tragjedi në Velipojë, ku pas përplasjes me armë katër persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur. Në konflikt me armë u përfshinë dy familje, ajo Ferracaku dhe Gocaj, hotelet e të cilëve ishin vendosur 50 metra pranë njëri-tjetrit.

Ne foto, Kujtim Ferracaku
TE ARRESTUARIT
Në pranga janë vënë shtetasit Hasan Ferracaku, i cili me dokumente njihet me mbiemrin Verracaku dhe nipi i tij, 17-vjeçari Elmilind Dyli, të cilët ndodhen të plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa në kërkim janë shpallur tre djemtë e Hasan Ferracakut (Verracaku), Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku, dhe Besmir Ferracaku.
Personat akuzohen për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.
Po ashtu policia thote se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave u gjet në vendngjarje, ndërsa tjetra u gjet gjatë kontrollit në hotelin e familjes Gocaj.

Ne foto, Musaen Zeneli


