• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË DIVJAKË/ “14 vjeçe nuse”, përrallë nga e tashmja
Home
Sociale

MASAKRA NË DIVJAKË/ “14 vjeçe nuse”, përrallë nga e tashmja

12 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Një 22-vjeçar në Divjakë, paska plagosur 14-vjeçaren që donte, sepse ajo do të fejohej me një tjetër. Vendndodhja e detajuar e historisë do të ishte në një fshat të Divjakës, por nuk dua ta detajoj.

Dhe nga “zori” filloj imagjinoj.

***

Ajo nuk do të dilte me shoqet nëpër dyqane për të provuar disa fustane nusërie, të postonte fotografi në rrjetet sociale dhe më pas të zgjidhte atë që s’e kishte “reklamuar” askund. Ndoshta nuk do të bënte dasmë fare. Me të kënduar gjeli do të ngrihej, do vishej pak më mirë se ditët e tjera dhe përkrah burrit do nisej për në shtëpinë e saj. E saj, sepse ajo e prindërve kishte qenë e huaja. Nuk do kalonin nga gjendja civile për të bërë celebrimin, se duhet të rritej, të bëhej “maxhorene”, se për dëshmitarë me siguri nuk do vuante.

Me vete do të merrte të gjitha urimet dashmirëse të fshatit e fisit për fatin e mirë. Në sy do t’i lexohej shikimi dashamirës e i qetë i prindërve: E rehatuam. Martesa është një nga format më të shpeshta të dashurisë prindërore ndaj fëmijëve. Shumë prindër kanë ikur nga kjo botë me dëshirën e mbetur pezull: Ah sikur ta kisha parë tim bir/bijë të martuar.

“14 vjeçe nuse”, një përrallë nga e tashmja në fshate e qytete (shumë shpesh zgjatim fizik apo kulturor i fshatit). Nëse nuk do plagosej, si shumë “shoqe” të sajat nëpër Shqipëri do të shkonte te burri 14, 15 apo 16 vjeçe dhe unë nuk do i shkruaja këto radhë. Ju nuk do i lexonit, policia nuk do njoftonte lëndimin me inicialet e saj dhe fshati nuk do të ndihej i tronditur.

Vajzat shqiptare mbyllen në dhomë dhe qajnë, kur djemtë nuk i duan, kurse djemtë, ata më të “dashuruarit” i bëjnë me zor t’i duan. I kërcënojnë, përndjekin apo plagosin.

Prindërit, edhe pse e bëjnë nga dashuria i plagosin vajzat duke i fejuar 14-vjeçe. Pastaj, djemtë i vrasin duke i plagosur me plumba prej vërteti, po nga dashuria.

A mos ka ardhur koha që shqiptarët të duan më pak? Të mos duan më në formën pronësore? Ta duan fëmijën apo të dashurin duke dashur për të atë që ai do për veten?/27.al (Alma Nikolli)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shfaqet për herë të parë ish-burri i Ema Andreas dhe ka këtë surprizë... (FOTO)
Previous article "Duajeni trupin, se një ditë s’do ta keni"/ Njihuni me vajzën që i shpëtoi anoreksisë falë... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT