• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË BUCHAS/ Rrëfehet banori: Njerëzit u vranë dhe u lanë të kalben në rrugë, si të ishin thasë me mbeturina
Home
Nderkombetare

MASAKRA NË BUCHAS/ Rrëfehet banori: Njerëzit u vranë dhe u lanë të kalben në rrugë, si të ishin thasë me mbeturina

5 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Vokzalnaya, një rrugë që shkon drejt stacionit hekurudhor në qendër të qytetit Buchas në Ukrainë, është kthyer në simbolin e zymtë të dhunës dhe brutalitetit të agresionit rus në Ukrainë.

Tre të katërtat e rrugës është e mbushur me skelete të djegur të tankeve ruse, të shpërthyera nga raketat ukrainase.

Çdo shtëpi në të dyja anët e rrugës është dëmtuar. Në pjesën përtej vendit ku ndodhet tanku i fundit gjenden fragmente eshtrash nga civilë të vrarë nga forcat ruse dhe që janë braktisur aty për javë me radhë.

“Ata u lanë të kalben pasi vdiqën, sikur të ishin thasë me mbeturina,” tha Dimitrou Zamohylny, një banor i Bucha.

“Tufa sorrash u ulën mbi trupat e civilëve, duke i çukitur dhe duke i ngrënë sytë. Nuk e kisha menduar kurrë se do të shihja diçka të tillë të ndodhte, në fakt po ndodhte pranë shtëpisë sime. Si mund të imagjinonte dikush diçka kaq të keqe, në një vend të zakonshëm si ky”- shtoi ai.

Por Bucha nuk është më thjesht “një vend i zakonshëm”. Ky qytet në veriperëndim të Kievit, me një popullsi prej 36,971 banorësh në regjistrimin e fundit, është tani në fokus ndërkombëtar për arsye të tmerrshme: masakra e qindra njerëzve gra, fëmijë dhe burra, ka bërë që të shtohen thirrjet që Putin të gjykohet për krime lufte.

Rusët janë tërhequr nga Bucha, siç kanë bërë nga një sërë qytetesh, ku kishin instaluar forcat e tyre ushtarake për të bërë të mundur pushtimin e Kievit dhe ndryshimin e pushtetit.

Presidenti i Ukrainës, i cili u ka mbijetuar përpjekjeve për ta rrëzuar, duke përfshirë dhe disa tentativa për ta eliminuar vizitoi qytetin e Bucha-s të hënën, i shoqëruar nga disa media, duke dëshmuar masakrën e ndodhur në qytet.

“Ne dimë për mijëra njerëz të vrarë dhe të torturuar, me gjymtyrë të prera, gra të përdhunuara dhe fëmijë të vrarë… njerëz të vdekur janë gjetur në fuçi, bodrume, të mbytur dhe të torturuar”, tha Volodymyr Zelensky.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I ILJAZ ÇALIT/ Familjarët drejtuan gishtin te borxhliu, dëshmia e tij: S'kam lidhje me vrasjen, i kam vetëm 350 mijë euro
Previous article "NË POLITIKË DËGJOJMË GJUHË URREJTJEJE"/ Yuri Kim mesazh të rinjve: Respektoni veten, refuzoni ata që urrejnë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT