• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME TRE TË VRARË NË MES TË KLOSIT/ Nga mesazhet në “Instagram” te breshëria e plumbave që i morën jetën 17-vjeçarit dhe të atit
Home
Breaking News

MASAKRA ME TRE TË VRARË NË MES TË KLOSIT/ Nga mesazhet në “Instagram” te breshëria e plumbave që i morën jetën 17-vjeçarit dhe të atit

13 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një konflikt mes tre familjeve shkaktoi tre të vdekur mesditën e djeshme në qytezën e vogël të Klosit.

Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira u vranë në mes të Klosit nga plumbat e një pistolete.

Autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri, pak minuta pas vrasjes së dyfishtë, në pamundësi për t’i ikur policisë drejtoi armën nga vetja dhe qëlloi duke humbur jetën menjëherë.

Dy persona të tjerë, gjithashtu babë e bir, mbetën të plagosur.

“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir, 46 vjeç dhe Kenado Shira, 17 vjeç. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë”, tha kreu i Policisë së Dibrës, Dhimitraq Ziu ditën e djeshme.

Kush ishte shkaku i konfliktit

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vajza e Fiqiri Mjeshtrit së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin.

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.

Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.

Së bashku me Eglantin dhe Renato Hasulin ishin edhe Lir dhe Kenard Shira.

Më pas Mjeshtri ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerë.

Kenad dhe Renato ishin kushërinj të parë, djem tezesh.

Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një kamër sigurie ka filmuar të gjithë masakrën e ndodhur në Klos. Pamjet janë sekuestruar nga policia dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve

Mësohet se 14-vjeçari Renato është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantin, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar.

Arrestohen dy vëllezërit e autorit Fiqiri Mjeshtri

Ditën e djeshme u shoqëruan në ambientet e Policisë dy vëllezërit e tij Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.

“Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje”, bëri me dije policia./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANËSIRA DHE SHI, TEMPERATURAT.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article DETAJET E PARA/ Digjet makina gjatë natës në Fier

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT