• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË MAT/ “Do më shihni, do ju bëj gjëmën”, i mbijetuari tregon sherrin para TRAGJEDISË
Home
Breaking News

MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË MAT/ “Do më shihni, do ju bëj gjëmën”, i mbijetuari tregon sherrin para TRAGJEDISË

16 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I mbijetuari i masakres ne lokalin ne Mat, Astrit Hani, i cili mori dy plumba nga breshëria e automatikut të Kujtim Koxhës, ka deklaruar se mes autorit dhe viktimës, Erzen Aliaj, kishte pasur një debat rreth gjysmë orë para ngjarjes.

“Parkuam mjetet pranë lokalit të Qazim Karrosit dhe para se të hanim drekë po riparonim një defekt. Kujtim Koxha u afrua aty dhe pyeti Erzen Aliajn se çfarë ka makina. Erzeni i tha se po rregullonim një defekt. Koxha pastaj shfryu: “Në djall ti dhe makina”.

Erzeni dhe ai debatuan mes tyre dhe janë shtyrë me duar, por ndërhyra unë dhe u ndanë. Ndërsa largohej, Kujtimi tha: “Do më shikoni mirë nëse vini më këtu”, ka rrëfyer Hani gjatë marrjes në pyetje në Prokurori.

Pas këtij debati, ata janë futur në lokal për të drekuar. “Jemi ulur në dy tavolina, ishim 9 veta. Vetëm pak minuta pasi kemi filluar të hamë, rreth gjysmë ore pas debatit, ka ardhur te dera e lokalit Kujtim Koxha.

Ai bërtiti me të madhe: ‘Do ju bëj gjëmën’ dhe qëlloi me breshëri. Në tavolinë me ne ishte dhe përgjegjësi i Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale, P. Demiri, si dhe kolegë të tjerë. Pasi u largua Kujtim Koxha kanë ardhur banorët e fshatit dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit”, ka deklaruar Astrit Hani për grupin hetimor.

masakra-matKujtim-Koxha-Masakra-Matit

Kujtim Koxha
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI I PAZAKONTË I GRUAS SË DANI ALVES/ Ja pse e bëra gjoksin e vogël
Previous article "KOSOVA TË PRANOHET NË UNESCO"/ Bushati: Gjuha e urrejtjes, sinjal për vigjilencë e bashkëpunim

Isa.Autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT