• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME 3 VIKTIMA NË KLOS/ Mbyllen HETIMET pas 6 muajsh, autori ka VRARË…
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA ME 3 VIKTIMA NË KLOS/ Mbyllen HETIMET pas 6 muajsh, autori ka VRARË…

22 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Masakra me tre viktima, e ndodhur në muajin Tetor 2022 në qytezën e Klosit, nuk ka asnjë person përgjegjës të dërguar në bankën e të akuzuarve.

Pas 6 muaj veprime hetimore, prokuroria e Matit, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos, duke argumentuar se personi përgjegjës që ka kryer krimin, është vetëvrarë.

Ndaj sipas legjislacionit penal Shqiptar, s’mund të ushtrohet ndjekja penale për një person që ka vdekur. Për vrasjen me armë zjarri pistoletë të babë e bir, Kenado dhe Ilir, prokuroria e Matit ka identifikuar si autor të krimit, Fiqiri Mjeshtrin.

Hetimet e kryera gjatë këtyre 6 muajve, zbuluan se Fiqiri Mjeshtri, rezultoi të ishte autor dhe i plagosjes së rëndë të Renato dhe Eglantin Hasula.

Disa orë pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, Fiqiri Mjeshtri, ka vrarë veten me armën që realizoi dy vrasjet dhe dy plagosjet.

Vetëvrasja, ka ndodhur kur Fiqiri Mjeshtri, ka kuptuar se ishte duke u ndjekur dhe rrethuar nga policia lokale.

Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Matit, nuk kanë provuar implikimin e asnjë personi tjetër të armatosur, që ka sjellë vrasjen apo plagosjen e 4 personave të mësipërm.

Edhe nga verifikimi i bisedave në telefonat e protagonistëve të këtij konflikti, nuk ka sjellë asgjë të re, në evidentimin e një personi të caktuar për përgjegjsinë e këtij krimi.

Një takim sqarues mes 3 familjeve në Klos të Burrelit, për ngacmimin që djemtë e mitur të familjes Shira dhe Hasula,i bënin përmes rrjteve sociale vajzës së familjes Mjeshtri, ka degraduar në përdorimin e armës.

Viktima 17-vjaçar Kenado Shira, ishte dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri. Babai i vajzës, Fiqiri Mjeshtri, kundërshtonte këtë lidhje intime duke kërkuar vazhdimisht që Kenado të merte për grua vajzën e tij, kërkesë kjo që është refuzuar nga djali.

Për të sqaruar situatën e kësaj lidhje intime, anëtarët e dy familjeve, kanë shkuar në ambjentet e një lokali në Klos, për të biseduar.

Fiqiri Mjeshtri, kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin, i cili është polici bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin. Ndërsa 11-vjeçari, ka marë babain e tij, Ilir Shira dhe dy të afërmit e familjes Hasula.

Por komunikimi mes tyre degradoi në ofendime dhe goditje fizike dhe përdorimin e armës. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira. Ndërsa të plagosur dy anëtarët e familjes Hasula.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'CEZ-DIA'/ Kastriot Ismailaj kërkon lirinë në Fier. Ja cili gjyqtar vendos për biznesmenin
Previous article ULET BORXHI PUBLIK/ Ministria e Financave: Gjatë 2022 është ulur me rreth 4.4%

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT