Miq, familjarë, të njohur e të panjohur për viktimën më të pafajshme të masakrës në Velipojë kanë shprehur dhumbjen e tyre në rrjetet sociale, pas vrasjes së 20-vjeçarit, Musaen Zeneli. Me hidhërim të madh, ata shkruajnë se i riu u vra nga dora e horrave dhe se rrogën e tij mujore e kishte aq sa kushtonin vetëm 10 plumba të atyre që qëlluan në mesnatë.
Qytetarët janë të indinjuar për 20-vjeçarin që vdiq sapo mbylli ditën e parë të punës, me vetëm 30 lekë në xhep që mund të ishin bakshishi i një dite të gjatë e plot lodhje.
“Prehu ne Paqe Musaen Zeneli, atje lart do jete me mire per ty. Allahu e mëshiroftë,”- shkruan dikush në rrjetet sociale.
“Musaen Zeneli, kamarieri jetim që u vra mbrëmë barbarisht prej dorës gjakatare të horrave, e kishte rrogën mujore aq sa kushtojnë 10 plumba të kriminelëve të cilëve nuk u kontrollohen kurrë shtëpitë dhe bizneset,”- shton dikush më tej.
“Djaloshi 20 vjeçar qe u vra aksidentalisht nje dite më parë ishte besimtar praktikant. Allahu e falte dhe e meshirofte!”– shton dhe një tjetër.
“Me hillerim te thelle ndaj me ju lajmin e hidhur te vdekjes se nxenesit tone Musaen Zeneli. Allahu e paste meshiru dhe i paste dhene gradat e shehidit. Ne diten e pare te punes pa i pas hak as hile kerrkujt paska ka kene rrisku i tij. Allahu i dhente saber nanes se tij dhe Familjareve,”- shkruan dhe dikush më tej.
Katër persona përfshirë dhe kamarierin 20-vjeçar Myzerim Zeneli mbetën të vrarë pak pas mesnatës së kaluar duke shkaktuar një masakër në Velipojë. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç u vranë, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe nipi i tij 17-vjeçar Elmilind Dyli, janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Anëtarët e familjes Ferracaku u përleshën me ata të Gocajt për të ndarë shezlongët për hotelet që kanë në pronësi por sherri degradoi në përdorimin e armëve. Viktima më e pafajshme në këtë mes ishte kamarieri Zeneli që e kishte dhe ditën e parë të punës.












