• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E VELIPOJËS/ “Ku shkon se më vrave vëllain”, babai tregon fjalët e fundit të djalit para vrasjes
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E VELIPOJËS/ “Ku shkon se më vrave vëllain”, babai tregon fjalët e fundit të djalit para vrasjes

28 February, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pjetër Gocaj është babai i dy vëllezërve Xhovani dhe Edmond Gocaj që mbetën të vrarë në masakrën e Velipojës më 27 Qershor 2021. Ngjarja në atë kohë ndodhi pas konfliktit për vendosjen e çadrave të plazhit me familjen Verracaku, pasi të dyja palët kanë hotelet e tyre në Velipojë.

Në një intervistë për emisionin Uniko , Pjetër Gocaj ka rrëfyer se si ai mësoi në momentet e para që ju vranë të dy djemtë në oborrin e familjes së tyre.

Pjetri thotë se ka qenë në dhomën e tij në kat të dytë kur ndodhi ngjarja. Ai dëgjoi fjalët njërin prej djemve të tij që bërtiti duke thënë “ku shkon se më vrave vëllain”.

Më pas doli jashtë dhe pa se djali i madh, Edmondi, i ishte vrarë poshtë ballkonit të dhomës së tij.

Pak metra më tutje ishte djali i vogël Xhovani që ishte qëlluar me armë. Ai kishte shenja jete por ndërroi jetë më pas.

Pjetër Gocaj: Shikoje ku më është vrarë djali i madh, që e kanë vrarë të parin, Edmondin.

Angjelina Gocaj: Ka dalë Pjetri ka ardhur edhe ky polici këtu përnjëherë me Pjetrin, e morën Xhovanin e kanë futur në ambulancë pa askënd brenda, veç një komshie e ka shoqëruar Xhovanin.

Spartak Koka: Edmondi kishte mbaruar?

Angjelina Gocaj: Kishte mbaruar Edmondi. Kanë ardhur 4 vetë. Ka ardhur Hasani, Astriti i vogli, kanë qenë edhe dy djemtë e tjerë.

Spartak Koka: Kishin lënë takim më parë?

Angjelina Gocaj: Jo, asnjë gjë. Qëndrova me djemtë, asnjë fjalë nuk më thanë.

Spartak Koka: Ke qenë këtu?

Pjetër Gocaj: Unë kam qenë në këtë shtrat vetëm. Kam dëgjuar krisma po këto të gënjejnë krismat prej fishekzjarreve se ishte 1 e natës. Kur kam dëgjuar britmën e djalit “ku shkon mor se më vrave vëllain”, atëherë i kam dhënë forcë vetes u ngrita dola.

Këtu kanë qenë duke ndejtur. Atje ka qenë tavolina që i ka ulur djali i madh. Kanë qenë 5-6 vetë, kështu dëshmojnë edhe dëshmitarët. Ka ardhur ai tjetri, ai që ka shoqëruar Kujtimin.

Angjelina Gocaj: Pjetri ka qenë te dhoma 7, nuk kanë ardhur të thërrasin Pjetrin, por kanë ardhur të organizuar se e kanë rrethuar komplet hotelin edhe kanë ardhur dhe kanë bërë këtë ç’a kanë dashur të bëjnë.

Pjetër Gocaj: Kanë dalë te një rrugë e shkurtër dhe kanë ardhur familjarisht. Si ka mundësi që kur dëgjova krismat unë dhe dola, atje ka qenë grumbulli i grave duke bërtitur, gratë e tyre?

Spartak Koka: Takimi ishte lënë? Dihej që do vinin në orën 1:00 të natës?

Pjetër Gocaj: Jo, absolutisht. Nuk kanë lënë takim, vetëm kanë shkëmbyer ca fjalë.

Nga masakra e Velipojës në vitin 2021, u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DALJES NGA BB VIP, PO SHIJON PUSHIMET/ Zbulohet mashkulli që po e shoqëron Kejvinën në Bali
Previous article "EDHE KËTË NUK E KISHA PARË"/ Efi merr dhuratën e pazakontë

F.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT