Kreu i OMONIA, Fredi Bejleri është thirrur sot për herë të dytë te Krimet e Rënda. Ish deputeti do të ripyetet për çështjen e Peshkëpisë.
Bejlerit të cilit iu mohua kandidatura për bashkinë e Himarës javën e kaluar është paraqitur për herë të në Prokurori për të dhënë shpjegime lidhur me masakrën e Pëshkopisë e ndodhur në Prill të vitit 1994.
Pasi u mor në pyetje javën e kaluar, Beljeri u shpreh për mediat se i gjithë ky proces bënet për të baltosur figurën e tij për shkak të angazhimit politik.
Në Prill të vitit 1994 posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirkokastër u përball me një sulm nga agresorë grekë të cilët pasi vranë ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit, kapitenin Fatmir Shehu, plagosën efektivët e tjerë dhe grabitën armatimet ku dyshohet të jetë përfshirë edhe Bejleri.


