• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E PESHKËPISE/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë 32 vite më parë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E PESHKËPISE/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë 32 vite më parë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi

10 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndonëse kanë kaluar 32 vite, nuk ka ende drejtësi për masakrën e Peshkëpisë së 10 prillit 1994, kur nga sulmi terrorist ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar me Greqinë, mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, si dhe u plagosën tre të tjerë.

“Drejtësi për masakrën” ishte thirrja kryesore e një grupi aktivistësh edhe në këtë 32-vjetor, që u përkujtua në qytete të ndryshme të vendit, nga Tirana në Himarë, ku u vendosën banderola me mesazhe për zbardhjen e masakrës.

“Drejtësi për Peshkëpinë, Alfred Beleri i akuzuar”! Është mesazhi kryesor i protestuesve, të cilët 32 vite pas sulmit kërkojnë që të dalë para drejtësisë edhe Fredi Beleri, i hetuar nga autoritetet shqiptare për ngjarjen, por që çështja ndaj tij është mbyllur për mungesë provash, ndërsa tashmë ai është eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian.

Një banderolë rreth 10 metra është vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, një tjetër para rrugës së ambasadave në kryeqytet, si dhe në zona të ndryshme të Himarës.

Protesta është organizuar nga grupe atdhetare, të cilët janë shprehur se nuk do të tërhiqen së kërkuar drejtësi për masakrën e Peshkëpisë.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 prillit 1994, kur një grup nacionalist grek hyri i armatosur dhe me maska në repartin shqiptar, ku qëlloi mbi ushtarët shqiptarë, duke vrarë dy prej tyre, dhe më pas rrëmbeu edhe armët luftarake që ishin në depon e repartit.

Ngjarja e rëndë është hetuar nga autoritetet e të dyja vendeve, greke dhe shqiptare, por pa shpallur fajtorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET DINAMIKA E VRASJES NË NIKËL/ Autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset
Previous article VRASJA ME ARMË ZJARRI NË NIKËL/ Reagon policia: Autori në arrati

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT