• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E MATIT/ Burg përjetë autorit. Familja e braktis, gruaja e djemtë largohen nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA E MATIT/ Burg përjetë autorit. Familja e braktis, gruaja e djemtë largohen nga…

18 June, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Nën masa të forta sigurie është zhvilluar gjyqi ndaj Kujtim Koxhës, i akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e dy punonjësve të Bashkisë Mat, si dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Bucin.

Dy mjete të blinduara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe efektivë të Komisariatit të Matit kishin rrethuar godinën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

Por as familjarë të Kujtim Koxhës dhe as të tre viktimave nuk e kanë ndjekur seancën e fundit gjyqësore ndaj tij.

Të parët, prej muajsh e kanë braktisur Koxhën, ndërsa familjarët e viktimave kanë zgjedhur heshtjen pas masakrës së ndodhur në qendër të fshatit Shëlli. Organi i Akuzës argumentoi para trupit gjykues së shtetasi Kujtim Koxha, 55 vjeç, lindur e banues në fshatin Shëlli të Njësisë Administrative Macukull, ka qëlluar me breshëri plumbash mbi punonjësit e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale të Bashkisë Mat, duke shkaktuar tre viktima: Mentor Hoxha, 35 vjeç, banues në fshatin Lis; Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Zenisht; si dhe Hamit Buci, 38 vjeç, banor i fshatit Shëlli.

Prokuroria e Matit ka faktuar me prova e fakte se autori i ngjarjes është shtetasi Kujtim Koxha. Në cilësinë e provës materiale u paraqit arma e krimit, një automatik model 56, rroba të të vrarëve, gëzhojat e armës etj.. “Afro 10 punonjës të Bashkisë Mat, së bashku me kryetarin e fshatit, F.Karrosi, kanë debatuar me shtetasin Kujtim Koxha pak minuta para ngjarjes.

Autori pretendon se është qëlluar me shuplakë dhe është fyer rëndë nga punonjësit e bashkisë. Ai duke u larguar drejt banesës u ka thënë punonjësve të bashkisë: ‘Nëse jeni burra, më prisni këtu’. Ka vajtur në shtëpi, ka rrëmbyer armën që mbante në banesë pa lejen e autoriteteve shtetërore dhe është kthyer në qendër të fshatit, në lokalin e vëllait të kryetarit të fshatit. Në momentin që ka mbërrit te dera e lokalit ka nxjerrë nga thesi armën dhe pasi e ka futur tytën brenda, ka qëlluar me breshëri”, thuhet në konkluzionet e Prokurorisë së Matit.

Nga të shtënat ka mbetur i vdekur në vend Erzen Aliaj, njëri nga manovratorët e mjeteve të bashkisë, që punonin për mirëmbajtjen e rrugëve të fshatit Shëlli. Ndërkohë, të plagosurit Mentor Hoxha e Hamit Buci janë dërguar shpejt drejt spitalit “Xhavit Mara”, por gjatë transportimit kanë humbur jetën. Pak orë pas masakrës, disa kilometra larg vendit të ngjarjes autori është dorëzuar.

Ai i tha Policisë në momentin e arrestimit se nuk e kishte duruar dot sjelljen e punonjësve të bashkisë, sidomos në prani të bashkëfshatarëve të tij.

“Më goditën dhe më shanë. Unë thjesht u kërkova numrin e kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvanit, pasi doja të flisja me të për rrugën e lagjes sime. Njëri nga punonjësit më goditi në fytyrë dhe tjetri më shau rëndë. Nuk e durova turpin”, janë disa nga fjalët e Kujtim Koxhës. Po nën masa të forta sigurie, Koxha u transportua drejt burgut të Tiranës pas vendimit, atje ku është vendosur muaj më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ PD e LSI, ose kur moralin e zgjedhje e bëjnë dy parti të zhytyra në llum
Previous article PËR HERË TË PARË/ Kim Kardashian publikon foto me të 2 djemtë dhe tani duam edhe ne 2 djem

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT