Apeli ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin, i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxhës.
I njëjti vendim u la dhe për të akuzuarin tjetër, Anterio Kaloshi. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ngjarja në fjalë ndodh në vitin 2017.
Në dosjen hetimore u tha se këta dy persona tentuan që të vrisnin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por vranë miqtë e tij, ndërsa u plagosën dhe dy të tjerë.
Ndërkohë, Detar Hysi, avokati i Orges Biblilit, tha se gjykata ka tejkaluar çdo kompetencë. “Një vendim i bazuar me prova jo të marra në formën e kërkuar nga ligji! Gjykata ka tejkaluar kompetencat. Do të ndjekim rrugët ligjore”, tha avokati në reagimin e tij.


