• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E LUSHNJES/ Detaje të reja, implikohet edhe policia. Një atentator kishte …
Home
Breaking News

MASAKRA E LUSHNJES/ Detaje të reja, implikohet edhe policia. Një atentator kishte …

15 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas masakrës së Lushnjes, ministri i Brendshëm, Fatmit Xhafa, paralajmëroi gjatë një vizite blic se do të ketë largime dhe ndjekje penale për efektivët që dyshohen se kanë ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Dëshmitarët kishin parë që njëri nga atentatorët, cili qëndronte në timon, kishte radio policie në dorë.

Kërkime vazhdojnë për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit. Ja tri rrugët nga ku mund të jenë larguar.

Duket se vizita blic e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe numrit një të Policisë së Shtetit, Haki Çako e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në komisariatin e policisë së Lushnjes, e ka pasur një motiv të fortë.

Ekzekutimi i tipit mafioz në qendër të qytetit dhe shumë pranë komisariatit të policisë Lushnje të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, ka krijuar dyshime se tre atentatorët mund të janë ndihmuar ose favorizuar nga uniformat blu, pasi këta të fundit nuk reaguan në kohë.

Për këto dyshime, ministri Xhafaj ka paralajmëruar se do të ketë largime dhe ndjekje penale për efektivët e policisë që janë të përfshirë në afera të pista, duke paralajmëruar largimin e tyre nga puna. Këto dyshime përforcohen edhe më shumë. Dëshmitarët në vendngjarje, kishin shquar se atentatorët ishin Laert Haxhiu dhe Oreges Bilbili.

Ndërsa drejtuesi i automjeti tip Mercedes Benz që largoi nga vendi i krimit vrasësit mbante në dorë një radio-marrës, si ato të policisë. Ky person vijon ende të mos jetë zbuluar nga uniformat blu, por nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes edhe shumë njerëzve të tjerë në atë ngjarje kriminale që trondit të gjithë qytetin.

Ndërkohë, pak pas masakrës së Lushnjes e ndodhur më 11 tetor, autorët e kishin menduar mire se si do ti shpëtonin ndjekes së policisë. Ata dogjën automjet në rrugën Lushnje – Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, ndërsa u gjetën dhe tre armë zjarri.

Vrasësit jo rastësisht kishin zgjedhur atë pikë për të humbur gjurmë. Tre janë rrugët, sipas policisë, që mund të jenë larguar Laert Haxhiu e Orges Bilbili dhe miqtë e tyre; e para që të dërgon drejt rrugës naciole për te Ura Vajgurore e pastaj në qytetin e Beratit. E dyta nga fshati Tashkëz, drejt Krutjes së Poshtme e më pas humb ndjekja, pasi ka shumë degëzimë rrugësh. Pistë e cila po monitorohet imtësisht nga uniformat blu është nga fshati Cërraga, rrguë që lidhet me zonën e Dumres e më shkon në Belësh e përfundon në Cërrik.

Prej katër ditësh autorët e masakrës së Lushnjes janë personat e më të kërkuar në vend, duke angazhuar të gjithë strukturat e policisë së shtetit për kapjen e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPORTAZH/ Skema e TVSH-së, Lulzim Basha: Çmenduria e qeverisë, falimenton të vegjlit
Previous article DYSHIMI/ Spiunë të Edoganit në zyrat shtetërore gjermane?

Redaktor1

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT