• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MASAKRA E FUNDIT KOMUNISTE”/ Basha: Më 13 prill gati për sakrifica si në 2 prill 1991…(ku u vranë 4 studentë)
Home
Politikë

“MASAKRA E FUNDIT KOMUNISTE”/ Basha: Më 13 prill gati për sakrifica si në 2 prill 1991…(ku u vranë 4 studentë)

2 April, 2019 F.autor Politikë

Janë përkujtuar në Shkodër, katër dëshmorët e rënë në masakrën e fundit komuniste në 2 prill të 1991-shit. Komunistët në ditët e fundit të tyre i zbrazën armët në Shkodër duke lënë të vrarë Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun, Besnik Cekën, të gjithë studentë në moshën 21-22 vjeçare.

Në ceremoninë përkujtimore, ishte i pranishëm lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, familjarë të të ndjerëve, përfaqësues të shoqatës “2 Prilli” e të tjerë.

Ora 11:01
Basha: Më 13 prill gati për sakrifica si në 2 prill 1991…(ku u vranë 4 studentë)
Duke i quajtur autorë të masakrës së 2 prillit 1991, të cilët vijojnë të jenë në pushtet, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha nga Shkodra se sot, 28 vjet më pas, protestohet për rrëzimin e komunizmit, e qeverisë së lidhur me krimin siç tha ai. Bëri deklaratë të fortë kur u shpreh se me të njëjtin çmim sakrifice si më 2 prill 1991 ku mbetën të vrarë katër studentë, do të protestohet edhe sot kundër qeverisë aktuale. I bëri thirrje shkodranëve dhe shqiptarëve që të ngrihen në protestë kundër qeverisë, pa pyetur për çmimin e sakrificës, njëjtë si në 2 prill 1991 ku mbetën .të vrarë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, të gjithë studentë në moshën 21-22 vjeçare

Për liderin demokrat, nuk është bërë sa duhet për të vënë drejtësinë e merituar për 4 dëshmorët e rënë në masakrën e fundit të komunizmit.

“Mostra që shkaktoi dëshmorët e 2 prillit, nuk ka vdekur. Shkodra është e thirrur nga historia, Shqipëria është e thirrur nga historia për tu ngritur me sytë nga e ardhmja. Ne do të jemi në lartësinë e misionit, e thirrjes së pavdekshme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, që do të triumfojë mbi mostrat e 2 prillit që tentojnë të mbajnë me zor një pushtet hajdut. Ne jemi në kbë, do ta fitojmë pa pyetur për çmimin e sakrificës si me 2 prill 1991 si me 2 prill 2019″ Shqipëria mbarë se ne do të fitojmë”, tha kryeopozitari.

Gjatë fjalës së tij, Basha i dha një tjetër shpjegim pse demokratët zgjodhën të djegin mandatet, duke dalë nga parlamenti.

“Ne ikëm nga ajo strofull e krimit, pasi po mos të iknim do të ishte njësoj sikur të ishim këtu me 2 prill 1991, por jo në anën e liberatorëve, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës, por në anën e Komitetit të krimit, Komitetit të Partisë së Shkodrës”, tha Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se PD nuk ja doli të nxjerrë siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991.

“Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një mostër politike dhe kriminale që është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca. Kjo mostër është qeverisja me krimin, që mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm sic duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991. 2 prilli ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë të parlamentit, ka sot shtrëngesën dhe varfërinë mbi gjithë shqiptarë, vulën e emigracionit. Ka sot Kuvendin e turpit, të krimit, e denjë trashëgimtarë të 2 prillit.

Nuk ka vegla të verbra as gaz lotsjellës, as aparat shtypës që mund të kthejë qetësinë e kufomës politike. Protesta madhështore e shkodranëve dhe shqiptarëve ka një përfundim, të njëjtin përfundim që pati protesta e 2 prillit, rrëzimin e komunizmit, triumfin e demokracisë.

Një turp, një marre një ofendim që komunizmi i bëri Shkodrës. Askund ku kam shkelur s’jam vënë në mendime kur kujtoj shkeljen dhe përdhosjen që komunizmi i bëri Shkodrës, në qytetin që ka dëshmitë më të pandërprera të qytetërimit tonë” tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUKE NGRENË SUFLLAQE RRUGËS/ Këto foto Egla Harxhi do donte ti zhdukte
Previous article SA HERË NË MUAJ BËN SEKS ME SHAKIRËN? Pique nxehet dhe i kthehet keq: Vlejnë edhe ato...

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT