• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Vrau TETË familjarët. Prokuroria: Ekspertizë psikike për 24 vjeçarin
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Vrau TETË familjarët. Prokuroria: Ekspertizë psikike për 24 vjeçarin

13 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutoi me gjakftohtësi 8 kushërinjtë e tij e më pas filmoi skenën e krimit, del para gjykatës Ritvan Zykaj i konsideruar “Monstra” i Selenicës.

Zykaj do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai ka qëndruar i heshtur në sallë duke mos u përgjigjur as gazetarëve dhe as togave të zeza për çfarë bëri 3 ditë më parë duke shkrepur 30 plumba kallashnikovi edhe mbi dy fëmijë të mitur.
Janë këto pamjet e para ku Ritvan Zykaj, 24-vjecari i konsideruar si “Monsta” i Selenicës tre ditë pas masakrës në të cilën ai vrau 8 persona pjesëtarë të fisit të tij.

I veshur me rroba të ndryshme nga ato me të cilat u arrestua, ai u paraqit në gjykatë i braktisur nga familjarët nën ruajtjen e forcave të rendit, krejt i ftohtë dhe pa pendesë.

Gjyqtarja Eriselda Habilaj caktoi ndaj të riut masën e sigurisë arrest me burg si dhe pranoi kërkesën që për Zykajn të kryhet një ekspertizë psikike.

Tre ditë më parë në fshatin Resulaj të Selenicës ai ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij mes tyre, Demir, Besim, Azem, Afërdita, Perrie, Vasilika, Ledjon dhe Sara Zykajn. Nga këto familje mbeten gjallë vetëm tre djem mes tyre Arjel, Falkai dhe Albi Zykaj të cilët fatmirësisht në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesë.

Në celularin e autorit të masakrës polica ka gjetur një sërë komunikimesh telefonike para dhe pas krimit si dhe një video ku Ritvan Zykaj pasi ka vrarë 8 të afërmit e tij ka filmuar oborret e mbushura me viktima e gjak në lagjen e tij dhe është larguar për tu fshehur për 8 orë deri sa u arrestua.

Në fshatin e tij Zykaj njihej si një person problematik por paçka procedimeve disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar.

Armën e krimit kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë rrëmujave të vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE KTHYER NË MAKTHIN E TURISTËVE/ Arrestohet 29 vjeçari shqiptar. Një ditë më parë...
Previous article TRUPI DHE FORMAT E AULONA MUSTËS/ Moderatorja i jep përgjigje të gjitha dilemave dhe tregon sekretet (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT