Sot në orën 11:00 të paradites përballë Gjykatës për t’u njohur me vendimin e tij lidhur me masën e sigurisë për të cilën rëndon akuza e “Vrajse e cilësuar e dy ose më shumë personave”.
Veçmas kësaj, Bashkia e Selenicës sot e ka shpallur ditën e hënë, ditë zie për të gjithë qytetin. Masakra e tetë familjarëve të vdekur i ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën sa i përket bujës së madhe që mori lajmi.
Të premten në mesditë, teksa po ngryste darka në fshatin Resulaj, Ritvan Zykaj, ky 24 vjeçar që tashmë ka marrë emrin “Masakruesi”, “Monstra”, e deri tek cilësime të tjera, pa iu dridhur qerpiku vrau me breshëri tre familje, kurorat e të cilave do të prehen në tokën e tyre, të gjyshit, Demir Zykajt.
Kjo histori a padëgjuar ndonjëherë për këto rrethana vijon të mbetet, dhe do të mbetet gjatë në kujtesën e çdokujt.
/ALPENews.al


