Detaje të reja kanë dalë mëngjesin e sotëm me publikimin e dosjes së plotë të rastit “Masakra e Selenicës”, nga Gjykata e vlorës.
24 vjeçari, Ritvan Zykaj, mësohet se i ka nisur mesazh të vëllait të tij të madh, teksa fshihej në një zonë rreth 2 kilometra nga banesa e tij në fshatin Resulaj të Selenicës.
Ai i ka shkruajtur veç të tjerave:
Obobo ç’kam bërë.
Ky mesazh ka dalë nga hetimi i Gjykatës, ndërsa bëhet me dije se përveç këtij mesazhi, gjenden edhe disa tabulate të tjera që tregojnë se Hoveljando Zykaj, vëllai i madh i Ritvanit ka tentuar ta shtyjë drejtë dorëzimit vëllain.
Këto të dhëna ka publikuar dosja “Masakra e Selenicës” në Vlorë, ndërsa bëhet me dije se Hoveljando mësohet të jetë ky person këtu.
ALPENews.al është media e parë që publikon foton e vëllait të Ritvanit, i cili duket se është aktiv në rrjetet sociale (ashtu si edhe i vëllai).
Nga sa edhe shihet, Ritvani dhe vëllai i tij kishin një lidhje të ngushtë. Kjo shihet pasi ky i fundit postonte në Facebook edhe foto të vetëm vëllait të tij.
Skema sjell akoma më tepër pikëpyetje. Nëse është pas atyre mesazheve të “çuditshme” të Ritvanit gjatë mbrëmjes së të premtes vëllai i tij Hoveljando i cili po mundohet të fshihet pas krimit makabër?
Kjo mbetet për t’u sqaruar në vazhdim të dosjes.
/AlpeNews.al