Është kapur mëngjesin e sotëm nga policia autori i vrasjes së 8 personave Ritvan Zykaj.
Policia konfirmon për Report Tv se autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit, operacioni u drejtua nga drejtori i policisë Ardi Veliu.
Gjatë momentit të arrestimit autori nuk ka bërë rezistencë, gjithashtu i është gjetur edhe arma automatik me të cilën kreu krimin.
SKEMA E KAPJES NGA POLICIA
Gjashtë orë pas masakrës së Selenicës, policia duket se ka lokalizuar vendndodhjen e autorit, Ritvan Zykaj, 24-vjeç. Mësohet se ndërhyrja do bëhet në orët e para të mëngjesit për shkak të errësirës.
Urdhri për policët është i prerë, nëse Ritvan Zykaj bën rezistencë dhe sulmon me armë efektivët e policisë, ata duhet t’i përgjigjen. 24-vjeçari është i armatosur me dy armë zjarri kallashnikov dhe përbën rrezikshmëri të lartë për efektivët e policisë. Operacioni kryesohet në terren nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.


