Detaje të reja zbardhen moment pas momenti lidhur me ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku Ridvan Zykaj.
24-vjeçar vrau 8 persona në fshatin Resulaj të Selenicës është kapur nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës.
Në faqen zyrtare të Olti Currit, ka ardhur një rrëfim ekskluziv nga një vajzë e cila tregon se e ka njohur mirë Ridvanin pasi e ka pasur në klasë.
Më poshtë, vijon rrëfimi i saj i plotë:
Atë djalin Ridvanin e famshëm të krimit makabër e kisha në klasë në fillore. Ishte po kaq i shëmtuar sa e shihni tani në foto. Mësuese Fatmira si nxënëse e mirë që isha më çonte që të mësoja analfabetët që të mësonin Abetaren…ndër ta edhe “Ridvanin trim”.
Të betohem për atë Zot që akoma e kujtoj erën që mbante. U trondita nga lajmi që lexova në portale por nuk më erdhi çudi.
Sikur ta kisha ditur prej kohësh të ardhmen që do të kishte Ridvan Resuljoti me vetullat e shpupuritura e leshatore dhe ato flokët që kishte si delet. Çmund të presesh nga 1 djalë që di vetëm të ruajë dele? Nga 1 analfabet që e la shkollën në klasën e 3-të e më pas se di më ç’u bë me të.
Nuk ishte i sëmurë për sa kohe e kishim në klasë, nuk dua ta justifikoj aspak por unë mendoj se në këtë mënyrë përfundojnë të gjithë fëmijët e rritur keq, për fajin e tyre ose të prindërve.
Ai e la shkollën e klasën e 3-të o njerëz…ndoshta gjatë gjithë kësaj kohe i kishin mësuar vetëm se si të ruante delet por kurrsesi të mësonte në shkollë.
Në klasën e parë Ridvani i marrë nuk i shqiptonte mirë fjalët…të gjithë e kujtonim kur i fliste mesuese Fatmirës nga banka e fundit e rreshtit te murit:
“O mëtuuuteeee” (zysha nuk e dëgjonte). “O mëëtuuuuteeee” (e ngrinte zerin pak më shumë por zysha përsëri nuk e dëgjonte). Pastaj Ridvanit te marrë i ngriheshin nervat dhe bërtiste me të madhe:
“O mëtute të koj pak ne bano” (Qe donte te thoshte o mësuese të shkoj pak në banjo)
Ja vetëm për këtë e mbaja mend unë Ridvanin. E qeshja me vete sa herë e kujtoja. Kurse tani do ta kujtoj si Ridvani i tmerrshmi,djaloshi i rritur mes bagëtive,qe kreu krimin më rrënqethës që mund të më shkonte ndonjeherë në mendje. Ah po, as erën qe mbante nuk kam për ta harruar!” – ka përfunduar ajo.


