• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ RITVAN ZYKAJ: Unë i vrava, nuk vodha asnjë PULË. Nuk e di përse…
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ RITVAN ZYKAJ: Unë i vrava, nuk vodha asnjë PULË. Nuk e di përse…

11 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

24-vjeçari Ridvan Zykaj nuk ka shprehur pendesë për vrasjen e 8 të afërmve të tij gjatë marrjes në pyetje në polici.

I riu ka pranuar krimin e rëndë dhe ka kërkuar avokat mbrojtës.

Unë i vrava, më gjeni avokat se nuk dua të më vrisni.

Viktimat më akuzonin për çdo gjë, unë s’kam vjedhur asnjë pulë.

Edhe ju më akuzoni për çdo gjë.

Kështu mësohet se është shprehur 24-vjeçari para grupit hetimor në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shkak i masakrës ka qenë sherri për motive banale, atë të vjedhjes së pulave.

Mes tij dhe kushërinjve të vrarë mendohet se ka patur konflikt për pulat.

Zykaj u arrestua rreth 12 orë pas tragjedisë në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Ai u gjet i fshehur në një stan rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Ritvan Zykaj qëlloi me breshëri ndaj kushërinjve të tij të parë, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

24-vjeçari zbrazi plot dy karikatorë mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykaj dhe gruan e 75-vjeçarit, Perije Zykaj.

Viktima mbetën edhe dy djemtë e Demirit, Azem dhe Besim me nuset Afërdita dhe Vasilika, si dhe fëmijët e Besimit Sara Zykaj 16 vjeç dhe Ledion Zykaj 8 vjeç.

Sipas disa raporteve, thuhet se Zykaj është person me probleme mendore, ndërsa të tjerë pohojnë se është përdorues droge. Asnjë prej këtyre dy të dhënave nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA ME SHBA/ Erdogan "ultimatum" Trump: Hiqni dorë para se të jetë shumë vonë
Previous article MERR FUND DILEMA/ MODRIÇ merr vendimin PËRFUNDIMTAR për të ardhmen

g.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT