• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Prapaskenat e GJYQIT të RITVAN ZYKAJT: Nuk tha asgjë vetëm shikonte njerëzit
Home
Aktualitet
Drejtësi

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Prapaskenat e GJYQIT të RITVAN ZYKAJT: Nuk tha asgjë vetëm shikonte njerëzit

13 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Ekspertiza e Prokurorisë në vendin e ngjarjes së masakrës, në Resulaj të qytezës së Selenicës doli në përfundim se duhet kryer një sërë analizash psikike, dhe mendore ndaj 24 vjeçarit, i cili kreu aktin makabër ditën e premte, të javës së kaluar.

Ritvan Zykaj ka dalë ditën e sotme, në orën 11:00 dhe përreth dy orë ka zgjedhur si “përgjigje” heshtjen totale ndaj të gjithë diskutimeve që komisioni i udhëhequr nga gjykatësja Esmeralda Habili ka kryer në formë proceduriale.

Zykaj, është përballur me një skenë të cilën duket se e ka mirë-manaxhuar me ndjenjat e tij. Gazetarët, dhe reporterët tek e pyesnin se përse i ka vrarë, përse fëmijët e vegjël, ai vetëm zgjodhi vështrimin e ngulitur, dhe pa asnjë indicie pendese vazhdoi deri në momentin që mediet dolën jashtë.

Por çfarë ndodhi në seancën e sotme?

Zykaj dukshëm nuk ka zgjedhur të pohojë apo të mohojë qoftë edhe diçka të nxjerrë nga seanca.

Gjykatësja Habili në fund të seancës dy orëshe vendosi që masa e sigurisë për Zykajn të jetë ajo e “Arrestit me burg”, ndërsa 24 vjeçari tashmë do të dërgohet në IEVP të qytetit të Vlorës.

24 vjeçari do të jetë tashmë për shumë kohë në vëmëndje të medies shqiptare dhe jo vetëm për kalvarin e gjatë të vuajtjeve që do të pasojnë me dënime (mendohet nga gazetarët) akoma më të rënda.

Burg paafat u kërkua mëngjesin e sotëm në hollin e Gjykatës së Vlorës, teksa dy persona të veshur me të zeza me poster në duar kërkonin dënim me vdekje për rastet e rënda që Gjykata e Vlorës ka shqyrtuar disa herë.

Pritet gjithashtu një ekspertizë e plotë për anën mentale të Ritvan Zykajt, 24 vjeçarit që tashmë ka marrë emrin “Monstra”.

/ALPENews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bakayoko mbërrin tek MILANI/ Kryen vizitat mjekësore dhe zgjedh numrin e fanellës
Previous article Beteja për provincën afgane hyn në ditën e katërt, qyteti strategjik...

g.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT