Pasi kreu masakrën, 24 vjeçari është përpjekur të fshihet në zonë periferike në dalje të Selenicës duke përfituar dhe nga errësira.
E ndërsa e gjithë policia ishte vënë në kërkim dhe media transmetonte të gjithë zhvillimet e masakrës së pasdites të ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, autori, Ridvan Zykaj u kthente përgjigje komentuesve të cilët shkruanin poshtë fotove të tij.
Duket se këto kanë ndihmuar policinë të lokalizonte autorin.
Jo vetëm kaq nga burimet hetimore bëjnë me dije se ai ka kryer dhe disa telefonata për tu përpjekur për tu larguar nga fshati.
Në momentin e arrestimit Ridvan Zykajt i është sekuestruar edhe telefoni, si dhe arma e krimit.
Policia pritet të marrë në pyetje autorin për të mësuar PSE mori kallashnikovin dhe qëlloi mbi familjarët e fisit të tij.


