Kanë dalë nga banesa e Zykajve arkivolët me tetë trupat e pajetë të familjarëve të vrarë nga 24 vjeçari Ritvan Zykaj.
Nën kujën e tmerrshme të të afërmve, dhe me mëriztjen që ka pllakosur familjarët janë nisur drejtë varrezave të Resulajt arkivolet e të varrëve.
Pamjet e rënda ndërkohë që redaksia e ALPENews.al në kohë rekord ka sjellë për të gjithë lexuesit tregojnë një moment të vështirë teksa varrosen trupat e të vrarëve të familjes Zykaj, të cilët i masakroi me plumba djali i familjes së tyre, Ritvan Zykaj, vetëm 24 vjeç.
Fotot e shkrepura nga ALPENews.al tregojnë pikërisht atë që po ndodh në fshatin Resulaj.
Dy të miturit ndërkohë janë në arkiovle të bardha, si shprehje e ikjes së parakohshme.
Viktimat janë:
Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj (i mitur, 6 vjec). Berije Zykaj.
/ALPENews.al








