Ritvan Zykaj është vrasësi serial i tetë personave të familjes së tij, i arrestuar ditën e djeshme në orën 05:00 të mëngjesit. Zykaj, vetëm 24 vjeç u cilësua si një prej masakruesëve më të mëdhenj të historisë, duke rritur “rekordin” e vrasjeve në krahasim me masakrën e Fierit të vëllezërve Çuko.
Zykaj i gjendur në paraburgim u tha, dhe u pohua nga familjarë, miq, të afërm, si dhe fqinj që kishin marrëdhënie me të se kishte pësuar një djegie thuajse 60-70 përqind të trupit të tij, duke lënë të kuptohej se kishte kaluar një gjendje post-traumë apo thënë ndryshe një gjendje depresion pas operimit.
Personaliteti i tij kishte ndryshuar menjëherë, por në të vërtetë a është Zykaj një person i depresionuar i cili mund të shfaqë këtë gjakftohtësi për masakrimin e tetë personave?
Z B U L I M I
ALPENews.al ka dalë në përfundim se Zykaj mund të jetë i “frymëzuar” nga aktet terrorriste të kohëve të fundit që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Në adresën e tij (tashmë të mbyllur) ALPENews.al ekskluzivisht ka gjetur në listën e miqve të profilit të tij persona me ndikim kriminal, dhe terrorrist.
Arabë, indianë, sirianë, dhe shumë persona të tjerë të huaj janë miqtë e “FB”-së së Zykajt i cili edhe mund të ketë patur biseda të fshehta me ndonjë nga këto persona.
ALPENews.al publikon për herë të parë disa prej fotove të shkrepura në listën e miqve të Zykajt në faqen e “Facebook”-ut të tij.
Mëposhtë mund të shihni se pjesë e kësaj liste janë edhe persona të huaj, jo shqiptarë, që kanë në profilet e tyre foto të dyshimta terroriste.
/ALPENews.al





