• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ E PLOTË, rrëfimi i gjyshit të RITVANIT: Ulërisja nga TMERRI që pashë, ai…
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ E PLOTË, rrëfimi i gjyshit të RITVANIT: Ulërisja nga TMERRI që pashë, ai…

12 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjyshi i autorit të krimit të 8-fishtë tregoi dje sesi e ka gjetur të vrarë gjithë familjen e vëllait të tij.

Kujtim Zykaj, gjyshi i Ritvan Zykajt, vëllai i Demir Zykajt, familja e të cilit u shua nga plumbat e kallashnikovit, shprehet se para ngjarjes ndodhej bashkë me djemtë e nipat në një drekë familjare. Ai thotë se autori i krimit, nipi i tij, ishte larguar më shpejt nga dreka, duke i thënë se do shkonte te dhentë. Ndërsa tregon se kishte pirë vetëm dy birra, një aty dhe një e kishte marrë me vete. Më pas shprehet se kishte dëgjuar disa krisma e pas tyre kishte shkuar te shtëpia e të vëllait, ku kishte parë masakrën e kryer nga nipi i tij. Kujtim Zykaj thotë se familjet nuk kishin pasur kurrë debate, ndërsa thotë se nuk i di ende motivet e krimit.

Ku ndodheshit para se të ndodhte ngjarja?

Ne ishim të gjithë si familje në një drekë, në një vend të mirë që kemi ne këtu. Ritvani u çua para nesh dhe iku. E pyeta se ku do shkonte, më tha se do lëshonte dhentë. Ai iku dhe paska ardhur këtu.

Si e mësuat atë që kishte ndodhur?

Unë vij shpesh këtu se nuk kisha me kë të llafosesha dhe llafosesha me byrazerin (Demir Zykajn). Rrija 2-3 orë dhe ikja. Dy ishim ne, unë dhe ai. Kur po rrija, dëgjova krismat. Ishin krisma tek e tek, jo automatik. Pyeta djemtë se çfarë ishin këto krisma. Më tha se po qëllojnë llamarinat. Unë e besova se nuk dëgjoj mirë as nga veshët.

Po më vonë, shkuat vetë aty?

Iku djali, pra babai i Ritvanit, me të shoqen dhe unë vij pas tyre si gjithmonë. Vij këtu, s’kishte asnjë njeri. Shikoj te djali, as aty nuk kishte asnjë njeri. Shkova te djali i vëllait, Azemi, as aty. Dyert e dritaret ishin hapur dhe aty nuk kishte asnjë njeri. Kur u ktheva që do shkoja te byrazeri, e pashë tim vëlla të kthyer me kokë poshtë. I vrarë. E mora e ktheva atë, ktheva dhe kunatën. Kur kthehem nga ana tjetër, nipin, Azemin dhe të shoqen e gjej mu në mes të rrugës, nëpër gjemba aty. Në avlli. I nxora edhe ata. Erdha këtu dhe nuk dija se çfarë të bëja.

Po familjen tjetër e gjete më vonë?

Flisja kot. Ulërija kot. Asnjë njeri nuk më dëgjonte. Nuk e di se kë ka vrarë të parin e kë të fundit. Unë i gjeta të vrarë të gjithë përjashta. Në atë kohë kthehem dhe shkoj te nipi i vogël, që u vra vetë i katërt, te Besimi. Ajo ishte më kujë e zezë. I kishte vrarë të katërt. Edhe dy fëmijët.

Si ishin marrëdhëniet mes familjeve, keni pasur ndonjëherë probleme?

Ne nuk kemi pasur kurrë debate. As ne vëllezërit, as fëmijët tanë. Tani del sikur ishte i pirë. Ai piu një birrë në tavolinë dhe një e mori me vete. Pra, dy birra. Siç ju thashë, pastaj ne u çuam të gjithë, por ai iku para nesh.

Ju jetonit në një shtëpi me autorin e ngjarjes?

Unë nuk jetoj me Ritvanin. Jetoj lart. Jam i ndarë nga djali, pra nga babai i tij. Jetoj me djalin tjetër. Kam dhe një tip stani, që mbaj 10 dele, edhe 10 i kishte djali dhe i ruanin këta.

Po prindërit e tij, ku ndodhen tani?

Nuk e di se ku ndodhet djali tani. Mesa di unë, janë në Polici. Janë dy djemtë e mi dhe nusja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Bëri gafat e shekullit në finalen e Champions, Karius drejt KLUBIT TË MADH
Previous article E BUJSHME/ INTERI kryen goditjen e madhe, të hënën vizitat dhe firma...

g.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT