Të vetmit të shpëtuar nga familjet që u shuajtën mbrëmë janë 3 djem.
Albi Zykaj, 17 vjeç është i biri i Besim dhe Vasilika Zykaj, i cili fatmirësisht nuk ishte në shtëpi, por punonte në Dhërmi dhe i ka shpëtuar plumbave të kushëririt që ia morën motrën, vëllain dhe dy prindërit.
Ndërkohë nga familja e Azem Zykës kanë shpëtuar dy djemtë e tij, të cilët po ashtu nuk ndoheshin në shtëpi.
Falkao Zyka 24 vjeç është emigrant në Greqi, ndërsa Ariel Zyka, 19-vjeç, thjesht nuk ka qëlluar në banesë.
Por, çfarë detaji na ka shpëtuar nga autori i kësaj masakre?
Para 10 vitesh, kur ishte vetëm 14 vjeç Ritvan Zyka është përfshirë nga flakët teksa ndodhej në kuzhinë dhe ironia qëndron që është shpëtuar nga kushëriri i tij Falkao Zyka, të cilët dje Ritvani ia vrau të gjithë familjarët, përveç vëllait të vogël Arielit.
Nga mesi e poshtë ose thujase 70% e gjithë lëkurës së trupit, Ritvani është djegur i gjitha asokohe dhe që atëherë ai nuk ka qenë më i njëjti.
Kjo ngjarje i kishte ndryshuar jetën Ritvanit, i cili ishte bërë shumë agresiv dhe i padurueshëm, duke humbur toruan shumë shpejt.
Megjithatë, ndryshe nga sa u tha, 24-vjeçari nuk ka qenë kurrë i shtruar në spitalin psikiatrik dhe as nuk ishte pijanec.


