Prej dy ditësh, Ritvan Zykaj mbahet në paraburgim, në qytetin e Vlorës, ndërsa pritet që sot rreth harkut kohoër 10:30 – 11:00 të dalë përballë Gjykatës së Rrethit Vlorë për t’u njohur me masën e sigurisë.
ALPENews.al mësoi se akuza që rëndon mbi Zykajn është ai e “Vrasjes së cilësuar ndaj dy ose më shumë personave”, ndërsa pritet që vendimi për masën e sigurisë të jetë, detyrimisht edhe nga rrethanat i rëndë.
Momenti i arrestimit të 24 vjeçarit, nga fshati Resulaj, i qytezës së Selenicës ka qenë gjithashtu një akt i rëndësishëm për të qetësuar opinion publik i cili akoma gëlon nga kërkesat për të rikthyer dënimin me vdekje.
Ndërsa ALPENews.al në fotografinë e publikuar të Policisë së Shtetit ka vënë re (ashtu siç mund të shihni edhe ju) gërvishtje të dukshme të cilat nxirrnin gjak në momentin që Zykaj është arrestuar.
Gjithashtu u tha se Ritvanit i janë gjetur plagë të disa ditëve më parë, ku flitet se mund të ketë qenë konflikt i vazhdueshëm i javës që ka shkuar deri në aktin makabër të vrasjes.
/ALPENews.al



