• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA TEKNOLOGJIKE/ Përgatitje për luftë kibernetike, në kërkim të ekspertëve
Home
Teknologji

GARA TEKNOLOGJIKE/ Përgatitje për luftë kibernetike, në kërkim të ekspertëve

13 August, 2018 k.autor Teknologji

Gara e armatimit e shumë shteteve, terrorizmi islamik apo konfrontimi me Rusinë apo me Korenë e Veriut janë disa nga rreziqet për të cilat tërheqin vëmendjen ekspertët ushtarakë. Por si një rrezik tjetër të madh ata konsiderojnë edhe sulmet kibernetike.

Prej sulmeve kibernetike është e prekur edhe Gjermania. Hakerët arritën të depërtojnë në rrjetin e kompjuterave të qeverisë gjermane, apo të disa koncerneve në Gjermani. Nuk ka javë që ekspertët të mos zbulojnë sulme të reja. Gjurmët e tyre të çojnë shpesh në Rusi, Kinë apo Korenë e Veriut.

Për këtë shkak qeveria gjermane po investon prej vitesh për sigurinë kibernetike. Në Bonn gjendet Komanda e ushtrisë gjermane Bundeswehr për Mbrojtjen nga Sulmet Kibernetike (CIR), e cila u përurua në vitin 2017. Në të punojnë deri tani 260 ushtarakë dhe civilë. Ata merren me mbledhjen e informacioneve për shërbimin sekret të ushtrisë, sigurinë kibernetike dhe mbledhjen e informacioneve gjeografike.

Mbrojmë vendin edhe on-line

Mbrojtja kibernetike është bërë e rëndësishme jo vetëm për shkak të sulmeve ndaj sistemeve të kompjuterave të qeverisë apo firmave gjermane. Sipas njoftimeve të organeve të rendit spiunazhi dhe sabotimet kibernetike si dhe fushtat e desinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, bëjnë pjesë sot ndër instrumentet standarde tä shërbimeve sekrete të huaja si dhe të hakerëve sidomos nga Rusia, Kina dhe Irani.

Në kërkim të ekspertëve

Bundeswehri përgatit në Universitetin Ushtarak të Munihut ekspertë për mbrojtjen kibernetike. Por Ministria e Mbrojtjes përballet në treg me konkurrencën e firmave private, sepse numri i ekspertëve në këtë fushë nuk është i madh.

Prandaj Ministria e Mbrojtjes u ofron ekspertëve që të shërbejnë si rezervistë për Bundeswehrin, pa pasur nevojë të punësohen në CIR.

Problem përbëjnë edhe fondet, sepse vërtet që buxheti i mbrojtjes për vitin 2019 do të shtohet me më tepër se katër miliardë euro, por këto nuk janë të mjaftueshme. Sepse Bundeswehri ka nevojë për teknologji të reja edhe në fushën e armatimeve, apo të uniformave./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E 10 GUSHTIT/ DETAJET: RITVANI u gjend në shkurre. Përse doli i GJAKOSUR 24 vjeçari
Previous article RISHIKIMI I KUFIJVE/ Shqiptarët e veriut të Kosovës kundër shkëmbimit të territoreve

k.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT