Ridvan Zykaj ka kërkuar avokat për të folur për masakrën që kreu pasditen e 10 gushtit në fshatin e tij Resulaj të Vlorës.
“Dua avokat që të mos më vrisni”, mësohet të ketë thënë para grupit hetimor 24 vjeçari duke pranuar autorësinë e vrasjes së 8 familjarëve të fisit të tij, mes tyre 3 gra dhe dy fëmijë.
Vrasësi i Selenicës, Ridvan Zykaj, ka qenë ironik me policët kur e kanë arrestuar.
Menjëherë pas arrestimit, ai ka pranuar që ka vrarë 8 kushërinjtë e tij. Por policët janë habitur nga qëndrimi i tij. I ftohtë dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ai u ka thënë policëve: Më kapët eee, më arrestuar shumë vonë.
Më pas ai është shoqëruar me forca të shumta speciale për në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Por 24-vjeçari ka guxuar të sfidojë edhe policinë, ku me tone ironike i ka thënë: Më arrestuat shumë vonë.
Aty ai është marrë në pyetje nga prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmanaj.


