• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Autori i vrasjeve është “top nga mendtë e kokës”
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Autori i vrasjeve është “top nga mendtë e kokës”

14 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori i masakrës me tetë të vdekur në Selenicë të Vlorës nuk vuan nga problem mendore. Kështu kanë pretenduar prindërit e 24-vjeçarit Ritvan Zykaj gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë në prani edhe të prokurorit të çështjes.

Për këtë arsye prokuroria tha se nuk ka planifikuar të kryejë ekspertizë për gjendjen mendore të 24-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e tetëfishtë, pasi nuk ka shkak ligjor duke qenë se edhe vetë autori nuk ka shfaqur çrregullime gjatë marrjes në pyetje.

Burime të prokurorisë së Vlorës, thanë se gjatë dhënies së deklarimeve, shtetasit Sadik dhe Lindita Zykaj kanë thënë se djali i tyre ka pasur vetëm një traumë nga djegia në pjesën e poshtme të trupit disa vite më parë. Sipas dëshmisë së prindërve, 24-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë problem tjetër apo sjellje të pazakontë ndërsa shumicën e kohës e kalonte duke ruajtur bagëtitë por edhe në mal ku shkonte për gjueti.

Hetimet në lidhje me masakrën e Selenicës kanë zbardhur edhe një detaj tjetër në lidhje me armën e krimit tip kallashnikov të përdorur nga Ritvan Zykaj për të qëlluar tetë viktimat. Gjatë dëshmisë së dhënë para grupit të hetimit, autori ka shpjeguar se kallashnikovin me dy karikatorë me fishekë, e mbante të fshehur në pyll, në një zonë pas shtëpisë në largësi rreth 100 metra.

Pikërisht në atë vend, Ritvan Zykaj ka shkuar ditën e ngjarjes, pas drekës familjare në të cilën nëna e tij Lindita Zykaj kishte pasur debat me Vasilika Zykajn, që më pas u bë një nga viktimat e ngjarjes.

Ajo e kishte akuzuar 24-vjeçarin për vjedhjen e pulave të detit ndërsa grupi i hetimit bën me dije se konfliktet mes Vasilikës dhe nënës së autorit kanë qenë të vazhdueshme. Në lidhje me shenjat e dhunës në fytyrën e autorit të masakrës, prokuroria bëri me dije se 24-vjeçari nuk ka paraqitur asnjë pretendim. Jo zyrtarisht mësohet se shenjat e dhunës tek Ritvan Zykaj janë krijuar në momentet kur policia neutralizoi të kërkuarin gjatë arrestimit që ndodhi shtatë orë pas masakrës me tetë të vrarë mes të cilëve edhe fëmijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITON VENDLINDJEN/ Këngëtari shqiptar këtë herë me një mision të veçantë krah të birit
Previous article Talenti i Dortmund kthehet në fushë pas DËMTIMIT HORROR dhe 9 OPERACIONEVE (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT