Të paktën katër persona janë vrarë të shtunën në mbrëmje, 29 nëntor, pas një sulmi me armë në një festë ditëlindjeje në Kaliforni.
Siç raporton BBC, dhjetë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një restorant në qytetin verior të Stocktonit. Autori i dyshuar është ende në arrati dhe policia beson se sulmi mund të ketë qenë i organizuar.
Zyra e sherifit të qarkut San Joaquin tha se ngjarja ndodhi pak para orës 18:00 me orën lokale, ndërssa zëdhënësja Heather Brent e përshkroi ngjarjen si të pabesueshme.
Në një deklaratë zyrtare thuhet:


