Masa për Tahirin pas provave të reja nga Italia dhe Greqia. Prokuroria kërkoi “burg pa afat” për ish “ministrin e Brendshëm.
Burimet thanë se mes të tjerash ka dyshime se ish-deputeti është takuar me Habilajt në shtetin fqinj, çka duket se e ka rënduar pozitën e tij për përfshirje me grupin kriminal që merrej me trafik droge.
Ndonëse, Prokuroria kërkoi burg për Tahirin, Gjykata ka vlerësuar se nuk ka flagrancë, dhe se nuk ka rrezik që ish-ministri të largohet apo prishë provat, pasi hetimi ndaj tij është drejt fundit.
Gjykata vendosi për Tahirin se nuk ka rrezik të largohet nga Shqipëria.


