• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore
Home
Aktualitet
Kronikë

MASA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Shqipëria dhe Sllovenia forcojnë marrëdhëniet në fushën policore

16 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shqipëria dhe Sllovenia janë angazhuar për të forcuar më tej marrëdhëniet në fushën policore dhe për forcimin e masave kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Sllovene, z. Senad Jusiç, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë, me ftesë të Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla, një delegacion i Republikës së Sllovenisë, i kryesuar nga Ministri i Brendshëm, z. Bostjan Poklukar.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy policive, mbështetur në tre marrëveshje bazë, të nënshkruara nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Sllovenisë. Ky bashkëpunim ka qenë efektiv, veçanërisht në kuadër të INTERPOL-it dhe EUROPOL-it.

“Sfidat e reja të sigurisë, angazhimi i përbashkët kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, krahas numrit të shtuar të turistëve sllovenë, të cilët vizitojnë Shqipërinë, na shtyjnë drejt rivlerësimit të marrëveshjeve ekzistuese mes dy vendeve. Ka ardhur momenti për të konsoliduar ndërveprimin në fushën policore, duke u bërë ballë edhe fenomeneve të reja në fushën e sigurisë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sllovenisë falënderoi Policinë e Shtetit Shqiptar për bashkëpunimin dhe mundësinë e takimit dypalësh, ndërsa u shpreh se fusha të ndryshme, si krimi kompjuterik dhe kibernetik, duhet të trajtohen me profesionalizëm, krahas goditjes ndaj krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Për shkak të numrit të lartë të pushuesve, Policia Sllovene do të sjellë në Shqipëri një atashe, i cili do të ndihmojë edhe komunikimin me autoritetet shqiptare.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare përmendi se, gjatë vitit të shkuar nuk është shënuar asnjë ngjarje kriminale, ku të jetë cënuar siguria e turistëve. Vetëm nga Sllovenia, numri i shtetasve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 ka qenë rreth 22 mijë.

Policia e Shtetit dhe Policia Sllovene ranë dakord të punojnë bashkarisht për rishikimin dhe plotësimin brenda vitit 2024 të marrëveshjes mes dy qeverive mbi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, trafikut të paligjshëm, drogës dhe krimit të organizuar, nënshkruar më 24.11.1993.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE KTHYER NË TMERRIN E BIZNESEVE/ Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, mes tyre 4 shqiptarë
Previous article NDRYSHON ORARI I PUNËS PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE? Qeveria bën NJOFTIMIN e rëndësishëm

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT